Rritje rekord çmimesh, inflacioni në Greqi ndalet në 6.2 për qind në janar

16 February 2022, 19:29Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritje rekord çmimesh, inflacioni në Greqi ndalet në 6.2

Greqia ka regjistruar nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në 25 vitet e fundit, ku inflacioni ka shkuaar në 6.2 për qind.

Shifra është bërë publike nga instituti vendas i statistikave për muajin janar, shifra e dytë rekord pas asaj me 5.2 për qind për dhjetorin e vitit të kaluar.

Inflacioni është nxitur kryesisht nga rritja galopante e çmimit të gazit natyror, që ka shënuar rritje prej 155 për qind, rritja e energjisë elektrike me 57 për qind, e naftës për ngrohje me 36 për qind dhe të karburanteve me 22 për qind.

Këto kanë pasur një efekt zinxhir. Çmimet e banesave kanë shënuar një rritje rekord prej thuajse 23 për qind në krahasim me një vit më parë. E njëjta tendencë edhe te çmimet e transportit me 11,1 për qind si dhe të veshjeve e këpucëve me 7 për qind.

Grekët çdo ditë po shohin rritje të mëdha të çmimeve në artikujt e shportës ushqimore, pasi vaji i ullirit shitet me 15 për qind me shtrenjtë se një vit më parë, ndërsa rritje kanë pësuar edhe mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij dhe fruta-perimet.

Niveli i inflacionit 6.2 për qind është më i larti që Greqia regjistron që prej vitit 1997.


Video