Rritet çmimi i naftës në botë, më i larti që nga viti 2014-të

13 February 2022, 09:22Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritet çmimi i naftës në botë, më i larti që nga

Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës kanë sjellë pasoja të dukshme edhe në çmimin e naftës në nivel global.

Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës bruto të tipit Brent arriti dje 95.65 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga 1 tetori 2014.

Ndërsa çmimi i naftës amerikane WTI u ngjit në 94.65 dollarë, më i larti që nga 30 shtatori 2014.

Tregu botëror i naftës nisi krizën dhe u përballë me furnizim të pamjaftueshëm në raport me kërkesën e lartë që gjatë pandemisë së COVID-19, por kjo rritje e mprehtë e çmimeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi rus i Ukrainës mund të fillojë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të cilat mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.


Video