E ndërsa Shqipëria ndodhet prej disa muajsh në një krizë energjetike, Korporata Energjetike Shqiptare duket sikur ka probleme të tjera, ndërsa ka shpikur edhe një tender të çuditshëm, në vend që të investojë në fushën energjetike.
Kështu KESH do të harxhojë 800 mijë lekë për të monitoruar gazetat, portalet dhe televizionet.
Për këtë arsye KESH ka hapur një tender i cili ka për qëllim monitorimin e mediave lidhur me lajmet që pasqyrojnë aktivitetin e Korporatës.
Kontrata ka një afat njëvjeçar dhe kompania fituese ka për të detyre të monitorojë 25 faqe uebi, gazetat dhe revistat si dhe 8 televizione.
Gjithashtu, KESH ka në fokus edhe titrat e televizioneve informative që kanë të bëjnë me korporatën drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë. Korporata do të monitorojë edhe emisionet investigative që në fokus do të kenë punën këtij institucioni.
Pra, ndërsa qytyetarët ankohen për faturat e kripura, KESH bën tendera se si të kontrollojë mediat.