Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit të karburanteve

9 February 2022, 13:41Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për rritjen e çmimit

Rritje a çmimeve të karburanteve unanimisht nga të gjitha kompanitë që operojnë në treg, duket se ka sjellë shqetësim për Autoritetin e Konkurrencës.

Këta të fundit kanë paralajmëruar një hetim në lidhje me situatën e krijuar.

“Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

 

 

 


Video