Sigurimet, tregu zgjerohet me 23 për qind, por dëmshpërblimet bien

4 February 2022, 17:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sigurimet, tregu zgjerohet me 23 për qind, por dëmshpërblimet

Tregu i sigurimeve në Shqipëri u zgjeruar me 23 për qind në 2021 në krahasim me 2020-n, por pagesat e dhëna si dëme për të siguruarit çuditërisht ranë me 11 për qind po në krahasim me të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në 2021 numri i kontratave të sigurimit që u lidhën arriti në rreth 1.8 mln të tilla, që në para përkthehen në rreth 181 mln dollarë, ose 16 për qind më shumë të ardhura më shumë për kompanitë e sigurimeve në krahasim me 2020.

Megjithatë, në 2021 dëmet e paguara u llogaritën në rreth 6 milionë dollarë, ose rreth 11 për qind më pak se 2020. Sipas AMF, rënia e dëmshpërblimeve lidhet me faktin që në 2020 u dha pjesa më e madhe e atyre që lidheshin me tërmetet e 2019-s.

Tregu mbetet i orientuar te sigurimi i pronës, të cilat sollën rreth 92 për qind të vëllimit të përgjithshëm të sigurimeve, ndërsa sigurimet e shëndetit dhe jetës kanë rreth 8 për qind. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.35 për qind dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.65 për qind të totalit të tregut.

Nga këto të dhëna të AMF, kuptohet se shqiptarët nuk e kanë krijuar ende kulturën e sigurimit vullnetar të pronës dhe shëndetit, pasi pjesa më e madhe e sigurimeve mbeten ende ato që janë me detyrim, kryesisht të makinave.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video