Inflacioni tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë

10 February 2022, 18:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inflacioni tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv për inflacionin shifrën prej 3 për qind, por rritja e çmimeve ishte aq e lartë për muajin janar sa inflacioni kërceu në 3.7 për qind dhe një shifër ende më e madhe parashikohet për shkurtin dhe muajt në vijim.

Rritja e fortë e inflacionit i faturohet rritjes në përgjithësi të çmimeve të mallrave të konsumit, të cilave për shkurtin u shtohet edhe rritja e çmimit të naftës, që në vetvete pason një efekt zinxhir në të gjithë tregun.

Sipas Instat, çmimet vazhduan të jenë të larta dhe pas festave ku rritja më e madhe e tyre ishte në sektorin e transportit, me 9 për qind nga janari 2021, ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 6.7 për qind dhe grupi i argëtim dhe kulturë me 3.5 për qind. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17 për qind.

Ka më shumë se dy muaj që inflacioni që ka kaluar objektivin e BSH-së, prej 3 për qind. Fenomen i njëjtë dhe në vendet e tjera europiane.

 


Video