BB: Ekonomia shqiptare e prekur rëndë nga tërmeti e pandemia

11 February 2022, 13:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BB: Ekonomia shqiptare e prekur rëndë nga tërmeti e pandemia
Banka Botërore

Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot, sipas njoftimit zyrtar.

Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan tërmetin e vitit 2019, ashtu edhe pandeminë COVID-19.

Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetsor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke inkurajuar në këtë mënyrë njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të qëndrojnë në Shqipëri.

Raporti diskuton katër fusha prioritare të zhvillimit për një ekonomi më të forte:

Investimi në kapitalin njerëzor dhe përmirësimin e aftësive për punë. 

Rritja e produktivitetit të firmave dhe krijimi i mundësive për punë më të mira. 

Krijimi i një modeli më të qëndrueshëm të rritjes ekonomike. 

Forcimi i financave publike.


Video