Ukraina shtrenjton me 4 herë gazin në tregun Europian

15 February 2022, 16:41Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina shtrenjton me 4 herë gazin në tregun Europian

Përshkallëzimi i përplasjes mes Perëndimit dhe Rusisë në Ukrainë është reflektuar në rritjen e fortë të çmimeve të gazit natyror, ku Europa ka një varësi të theksuar nga Moska.

Nga kontratë-porositë e bëra vetëm në tregun holandez rritja është me 14 për qind në muajin mars, në krahasim me çmimin që u ble ky produkt në prill, duke shkuar nga 77 në 88 euro.

Nëse shifra krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra në mars të vitit të kaluar, gazi shitej me 18 euro, ose rreth 4.3 herë më pak se çmimi me të cilin po e blejnë vendet europiane këtë vit.

Bashkimi Europian importon rreth 70 për qind të nevojave të veta për gaz nga Rusia, ndërsa pjesën tjetër e siguron nga prodhuesit e tjerë alternativë, si gazi azer, algjeria dhe nga SHBA, por që kanë kosto më të lartë transporti.

Rritja e çmimit ka nxitur akuza ndaj Rusisë se po e përdor gazin si armë tregtare ndaj Bashkimit Europian për përplasjet në Ukrainë. Moska mohon akuzat, ndërsa në takimin që pati me kancelarin gjerman, Olaf Scholz këtë të martë, Presidenti Putin tha se gazjellësat nuk duhet të përdoren për politikë, duke iu përgjigjur kështu mundësisë së sanksioneve në rast të një ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë.


Video