
Sistemi më i ri i përdorur në Intermedica për detektimin e Helicobacter Pylori.
Testim i saktë, jo invaziv dhe i shpejtë për diagnostikimin e Helicobacter Pylori (shkaku kryesor i ulçerave të stomakut dhe duodenit).
Testi i Frymëmarrjes përdoret:
Për të detektuar raste aktive të infeksioneve pylori.
Për të përcaktuar nëse një pacient është infektuar aktivisht me pylori, para edhe pas terapisë. Rezultati pozitiv i testit të frymëmarrjes C14, tregon vetëm se pacienti është infektuar në mënyrë aktive me Helicobacter Pylori.
Testi i frymëmarrjes mund të shmangë që pacientë me serologji pozitive të pylorit (por pa shenja të infeksionit aktiv) të trajtohen në mënyrë të panevojshme me antibiotikë. Testi i frymëmarrjes (UBT) C14 rezulton pozitiv vetëm në pacientët me prani aktive të Helicobacter Pylori.
Monitorimi i efikasitetit të trajtimit
C14 Urea Breath Test në përgjithësi pranohet si testi jo-invaziv më i përshtatshëm për përcaktimin e pranisë ose zhdukjes së H. Pylori. Edhe pas një trajtimi të suksesshëm, serologjia mund të mbetet pozitive për 6 muaj ose më gjatë dhe nuk do të tregojë me siguri nëse është arritur apo jo eliminimi i organizmit pas trajtimit. Testi C14 mund të përcaktojë zhdukjen e H. Pylori vetëm 4-6 javë pas trajtimit.
Kushtet e ekzaminimit:
Urea Breath Test kryhet në mëngjes dhe të kene kaluar të paktën 6 orë esëll. Pacienti nuk duhet të ketë pirë duhan dhe kafe, kryer aktivitet fizik dhe marrë gastroprotektorë ose medikamente të tjera 12 orë para ekzaminimit. Përveç kësaj, ekzaminimi duhet të kryhet të paktën 3 muaj pas përfundimit të kurës me antibiotikë.