Ekskluzive/ Autogoli i Sara Milas, kallëzimi i drejtorit që rekr...
12 Nëntor, 14:02Fokus

Një incident i papritur ka ndërprerë për pak çaste ceremoninë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Élysée në Paris.
Një prej anëtarëve të Gardës së Nderit fillon të lëkundet, ul shpatën që mbante në dorë dhe më pas rrëzohet përtokë, duke humbur ndjenjat.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 11 nëntor, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron po priste homologun e tij sllovak në hyrje të Pallatit Élysée.
Macron reagoi menjëherë, duke iu afruar ushtarit për të parë gjendjen e tij dhe për t’i ardhur në ndihmë. Personeli i pallatit ndërhyri për ta larguar ushtarin nga zona e ceremonisë.