Zjarri në pallatin 10-katësh, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor, dërgohen me urgjencë në spital

27 October 2024, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në pallatin 10-katësh, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe
Pamje nga vendngjarja

Tre zjarrfikës dhe 1 banor janë asfiksuar nga tymi në një pallat në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj është rekomanduar që të mos kthehen në banesa deri ta rreziku të kalojë plotësisht.

Banorët po qëndrojnë jashtë, deri në stabilizimin dhe kthimin në normalitet të situatës.

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në katin nëntokë të pallatit, në një transformator elektrik dhe tymi ka përfshirë menjëherë të gjitha katet e mësipërme.



Video