Gjendet i pajetë në rrugë një 61-vjeçar, çfarë dyshohet

27 October 2024, 16:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i pajetë në rrugë një 61-vjeçar,
Foto ilustruese

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në rrugë, në qytetin e Korçës.

Policia e qytetit thotë se në trupin e 61-vjeçarit me iniciale D.Zh, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.


Video