Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës së saj në një javë. Bëhet fjalë për arrestime, procedime dhe gjoba.
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
26 Arrestime dhe procedime penale:
• 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.(arrestuar).
• 6 persona për pa leje drejtimi.
• 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 person u procedua për korupsion aktiv.
• 1 person u procedua ne gjendje arresti per vepren penale "Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt" ( Nen ndikimin e lendeve narkotike).
Masat administrative:
• 12.402 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,771 në ditë.
• 52 masa për xhama të zinj.
• 408 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 721 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 12 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 424 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8.736 masa për qëndrim të gabuar.
• 779 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
• 20 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 82 raste për tejkalim shpejtësie.
• 40 raste të ndryshme
15 automjete u bllokuan, përfshirë
6 automjete prove materiale.