"Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë", 38-vjeçari jetonte në Spanjë, familjarët marrin mesazhin shqetësues: Mund ta kenë vrarë

27 October 2024, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë",

Familja e një 38-vjeçari, i cili prej 6 muajsh ndodhet në Spanjë, ka shprehur shqetësime për jetën e tij, pas një mesazhi që ai dyshohet se iu ka dërguar. 

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”, shkruan në mesazhin për familjarët e tij 38-vjeçari Orgel Fusha. Mesazhi iu ka ardhur para 8 ditëve, ndërsa familja e tij ka dyshime se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.

Ata i bëjnë thirrje edhe shokëve të tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit.

 


Video