Zjarr në një pallat 10-katësh në Lezhë, banorët dalin të alarmuar

27 October 2024, 18:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat 10-katësh në Lezhë, banorët
Pamje nga vendngjarja

Një pallat 10-katësh në lagjen “Beslidhja” në Lezhë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym.

Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.

Veç disa dëmeve materiale nuk raportohet për probleme tek banorët apo banesat e tyre.

 


Video