Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Konflikti mes dy personave ka përfunduar në përleshje me sende të forta dhe për pasojë, një prej tyre përfundoi i plagosur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës, në Lezhë, mbrëmjen e sotme.
Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes personave të përfshirë në konflikt. Nuk dihet ende motivi i përplasjes dhe rrethanat, por dyshohet për shkak të pronave.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe dinamikës së krimit, nga ku do të zbardhet edhe e vërteta për krimin e ndodhur.