Zjarr në spitalin e Sarandës

17 June 2022, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në spitalin e Sarandës
Spitali i Sarandës

Spitali rajonal i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje.

Raportohet se rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.

Për pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video