Sot maturantët i nënshtrohen provimit në lëndën e Matematikës

17 June 2022, 07:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot maturantët i nënshtrohen provimit në lëndën e

Mbi 33 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje.


Video