Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar të kartelit “Clan del Golfo” që trafikuan 4.3 tonë kokainë (EMRAT)

16 June 2022, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar të kartelit “Clan del
Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar të kartelit “Clan del Golfo” që trafikuan 4.3 tonë kokainë

Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes, goditën pak ditë më parë kartelin e njohur kolumbian “Clan del Golfo”.

Në operacion u sekuestruan 4.3 ton kokainë dhe 2 milionë euro para cash, përfshirë disa mjete transporti, ndërsa u cilësua si sasia më e madhe e lëndës narkotike që kishte arritur të kapte ndonjëherë policia italiane.

Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar emrat e të arrestuarve në mega-operacionin e disa ditëve më parë të realizuar nga

Mes të arrestuarve rezultojnë edhe emrat e gjashtë të rinjve shqiptarë. Ata janë Renato Ulja, Enri dhe Ervin Hardolli, Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Moreno Demaj.

Mediat italiane bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve gjatë hetimit kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve detaje të rëndësishme për pista të reja hetimore. Këtë e ka thënë me telefon për “TriestePrima”, kryeprokurori rajonal Antonio De Nicolo.

Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar të kartelit “Clan del
Kryeprokurori rajonal Antonio De Nicolo

Marrja në pyetje është realizuar nga gjyqtari për Hetimet Paraprake Marco Casavecchia, ndërsa pas një raundi të parë në të cilin asnjë nga tetë të arrestuarit e parë nuk kishin folur, pas më pak se një jave “më shumë se një prej tyre kishte vendosur të rrëfehej”.


Video