Gjendet një makinë e fundosur në 'Rezervuarin e Çekrezës' në Tiranë, nuk dihet nëse ka njerëz brenda

17 June 2022, 08:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një makinë e fundosur në 'Rezervuarin e
Foto ilustruese

Një automjet është fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”. Drejt vendngjarjes është nisur policia dhe shërbimet zjarrfikëse e gjithashtu polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Dyshohet se makina mund të ketë dalë nga rruga, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur njerëz brenda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video