Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori i delegacionit të BE takon kryetaren e KLP!

10 Shtator 2025, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirela Bogdani

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është takuar ditën e sotme me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, në kuadër të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka deklaruar se do të ndjekë nga afër këtë proces, duke rikonfirmuar mbështetjen për pavarësinë dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor shqiptar.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë të asistojë KLP-në dhe institucionet e drejtësisë shqiptare me ekspertizën më të mirë, për të ndihmuar vendin të përmbushë standardet e BE-së në kuadër të procesit të integrimit.

“Do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.”

Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë???????? drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë.

Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së.


Video