FOTO/ Kroacia bllokoi 8 ton domate me pesticide të “Era fruit”, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së!

10 Shtator 2025, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Griselda Doksani/ Ronaldo Lika

Personat në foto, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin e rreth 8 ton domate me pesticide nga Shqipëria drejt Kroacisë.

Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Dokasani, 25 vjeçe, banuese në Berat, u arrestuan nga policia me urdhër të Prokurorisë së Beratit.

Nga hetimet ka rezultuar se pasi kanë kryer kontrolle në subjektin që tregtonte perimet, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre.

Po ashtu, sipas policisë, inspektorët kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga administratori, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Kujtojmë se nga policia u arrestua edhe administratori i firmës, shtetasi Mariglen Qorri, 40 vjeç, i cili kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate.



Video