
Partia Demokratike e degës së Elbasanit ka dhënë një shpjegim në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet, ku dhjetëra persona u përfshinë në një përballje të dhunshme.
Sipas PD-së, roja i stadiumit nuk ka hapur dyert e kompleksit për ndezjen e disa fishekzjarrëve në tarracë, gjë për të cilën ishte rënë dakord dhe me presidentin e klubit dhe në këtë mënyrë simpatizantët e PD-së kanë dhunuar rojen.
“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojën e stadiumit”, thuhet në reagimin e PD dega Elbasan.
Por një burim tjetër brenda PD-së në Elbasan thotë se janë konfliktuar simpatizantë me njëri-tjetrin, pasi lufta brenda llojit ka kulmuar në këtë pikë duke degraduar gjatë këtij takimi përmbyllës.