Skandali me emërimet në Doganën e Përgjithshme/ Denoncim në VoxN...
8 Maj, 12:58Fokus
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 në vendin e quajtur Labinot-Fushë.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.
Si rezultat, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk është bërë e ditur.