Arrestohet kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë, iu gjet një dozë kokainë

7 Maj 2025, 15:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ergys Isufi

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit "Shqipëria Bëhet" në Sarandë, Ergys Isufi.

Sipas raportimeve në media, Isufit i është gjetur një dozë kokainë.

Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë..

Aktualisht, policia ka kryer edhe bastisjen e banesës së tij në Sarandë për të parë nëse gjendeshin sasi të tjera droge.

Ky zhvillim ka befasuar disi banorët e qytetit bregdetar, pasi Isufi nuk njihet si person problematik në Sarandë dhe nuk ka precedentë penalë. Prej kohësh ai jeton dhe punon në Suedi.


Video