Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tpla të Hasit, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri 34-vjeçari Ryshyt Sallahu.
Sipas asaj që njofton policia, autori është 41-vjeçari Ylber Jaku. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë për motive pronësie.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autori.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje teksa nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Tpla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.