18-vjeçari Aurelio Dervishi, mbeti i vrarë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve.
“Molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.
Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij.
Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.
Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.
Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka.
Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën.
Vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me 18-vjeçarin, i cili mbeti viktimë. Njëri prej të arrestuarve, është identifikuar si Fensis Shehu, 20 vjeç.