Sherr me thika në Tiranë, humb jetën një 18-vjeçar

31 Mars 2024, 22:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një sherr mes të rinjve mbrëmjen e sotme në Tiranë ka përfunduar me vdekjen e një 18-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa i riu Aurelio Dervishi ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

 

Video