Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, humb jetën 93-vjeçari në Vlorë

31 March 2024, 11:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, humb jetën
Foto ilustruese

Një 93-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i 2 i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 09:35.

I moshuari E.F. humbi jetën në vend si pasojë e rrëzimit nga lartësia.

Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video