Gjykata spanjolle ka vendosur dhe urdhëruar marrjen e një kampioni ADN të Florian Ramës, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019.
30-vjeçari shqiptar, i cili thuhet se ka vrarë të riun pas një debati në një bar u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar të këtij viti.
Sipas mediave të huaja, identiteti i tij si autor për vrasjen e 24-vjeçarit është konfirmuar nga të paktën 3 dëshmitarë.
Gjithashtu kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për “jetonte edhe një shok” i Ramës (këtë ka dëshmuar vrasësi shqiptar).
Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.
ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.