Teksa sezoni i ri turistik po afron, edhe reklamat e vendit tonë në mediat e huaja po shtohen gjithnjë e më tepër.
Në një prej faqeve më të mëdha dhe më të ndjekura britanike “The Lad Bible” sot është postuar një shkrim që e paraqet Ksamilin si “Maldivet” e Shqipërisë.
Në shkrim flitet me superlativa për plazhin në jug të vendit, ndërsa thuhet se është vetëm 3 orë larg Britanisë me avion.
Edhe viti i kaluar, që u konsiderua një rekord me 10 milionë turistë në vendin tonë, pati një shpërthim të madh reklamash në mediat e huaja dhe rrjetet sociale, disa prej të cilave është raportuar se janë sponsorizuar nga Ministria e Turizmit.
Le të shpresojmë se turistët që nxiten dhe vizitojnë vendin tonë nga këto reklama, nuk do të zhgënjejen sapo të prekin tokën shqiptare.