AKSIDENT në Rrugën e Kombit/ Plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova!

30 March 2024, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

AKSIDENT në Rrugën e Kombit/ Plagoset familja me 5 anëtarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Të plagosurit raportohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga përplasja aksi rrugor u bllokua për disa momente.


Video