Temperaturat kapin 'MAJAT' sot, ja sa gradë shkojnë!

30 March 2024, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperaturat kapin 'MAJAT' sot, ja sa gradë shkojnë!

Këtë të shtunë, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të jetë prezent thuajse në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 26 °C vlera më e lartë në rang territori, ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.


Video