‘Ç'a ke që sheh’, del FOTO e 18-vjeçarit që u vra në Tiranë! (Sherri nisi për një vajzë)

1 Prill 2024, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aurelio Dervishi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi u plagos me thikë.

Ai është identifikuar si Aurelio Dervishi, i cili për fat të keq ndërroi jetë rrugës për spital.

Shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë. Ajo ka qenë në makinën e viktimës në momentin që ka nisur sherri.

‘Ç'a ke që sheh’, del FOTO e 18-vjeçarit

Grupet e të rinjve që kanë qenë me makina, fillimisht kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dy mjetet kanë ndaluar për t'u sqaruar ku kanë përdorur dhe thikat.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Video