Vrasja e 18-vjeçarit me thikë, arrestohen 4 autorët! Dyshohet se sherri nisi për një vajzë

1 Prill 2024, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.

Dyshohet se sherri nisi për një vajzë.

 

Video