U paralajmërua bllokim i doganave greke për 48 orë, ndryshojnë kushtet; Ja si do të kalojnë qytetarët në Kapshticë

1 Prill 2024, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, për sa i përket hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ka patur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristapologjise dhe policisë së Kapshticës.

Pala greke i ka bërë me dije policisë sonë të kufirit se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla, të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, e thënë ndryshe, saktëson burimi, një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje - dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.

Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Nga ana e policisë sonë kufitare ky ndryshim i kushteve të grevës nuk përjashton mundësinë e krijimit të një fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)

02/04/2024

 06:00-07:00

 10:00-11:00

 14:00-15:00

 18:00-19:00

Video