VIDEO/ Nuk vihet mënd nga tragjedia Himarës, motori i ujit mbi "kokat e njerëzve" te Gjiri i Lalzit

3 August 2022, 20:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Nuk vihet mënd nga tragjedia Himarës, motori i ujit mbi
Motori i ujit

Tragjedia e regjistruar mesditën e djeshme në plazhin e Potamit të Himarës, ku humbi jetën një 7 vjeçare pasi u aksidentua nga skafi, duket se nuk ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve lundruese. 

Skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit. Pamjet që shihni më poshtë janë regjistruar ditën e sotme në "Gjirin e Lalëzit". Një motor uji lundron me shpejtësi të madhe, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen.

Kujtojmë se pas tragjedisë së Himarës, policia ka ndërmarrë sot një aksion për gjatë gjithë vijës bregdetare për kontrollin e mjeteve lundruese.


Video