VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit Jonadës mes dhimbjeve dhe lotëve

3 August 2022, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit Jonadës mes dhimbjeve dhe lotëve
Kortezhi mortor

Familjarë, miq, të afërm dhe banorë të Tiranë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit vogëlushes Jonada Avdia.

7-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit mes dhimbjeve të thella dhe lotëve.

Jonada u vra mesditën e djeshme në plazhin e Potamit të Himarës, pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, me detyre shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Pas tragjedisë, Tase u arrestua dhe u përjashtu nga radhët e Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, teksa pasditen e nesërme është thirrur një protestë para Ministrisë së Brendshme.


Video