Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte në Monza të Italisë dhe është plagosur rëndë.
Mediat italiane raportojnë se 2-vjeçari i quajtur Arli, pasi është zgjuar ka hipur në karrigen që ishte vendosur në ballkon dhe ka rënë në tokë. Ai ishte lënë nën kujdesin e gjyshërve pasi prindërit kishin shkuar në punë.
“Dëgjuam një zhurmë, dolëm jashtë dhe pamë atë trup të vogël në tokë, nuk jepte shenja jete,”-tha fqinji.
Edhe gjyshi, sapo pa Arlin e vogël nga dritarja, vrapoi poshtë i dëshpëruar. Duke kërkuar ndihmë dhe duke bërë thirrje për ndihmë. Foshnja u çua në spital pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë dhe tani po lufton për jetën në repartin e Neuroreanimacionit.
Në spital është shtruar edhe gjyshi i tij, i cili e përjetoi shumë keq rrëzimin e nipit të tij, Arlit. Prindërit e Arlit, babai Fabio, nëna dhe gjyshi kanë jetuar në zonë prej vitesh.