EMRI+VIDEO/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim për prostitucion dhe rrëmbim personi

3 August 2022, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+VIDEO/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim për
Kloadian Lila

Policia e Tiranës ka kapur një person të shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit "Streha" është vënë në pranga shtetasi Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Lila është kapur në rrugën "Shefqet Musarai". Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, Klodian Lila ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video