U vra sot në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave u shpall në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSh-së në 2020-n

17 July 2022, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra sot në Fushë-Krujë, njëri prej viktimave u shpall
Efektivi i FNSH, Xhulio Prela dhe viktima e atentatit në Fushë Krujë, Brilant Martinaj

Njëri prej personave të mbetur të vrarë në atentatin e kësaj të diele në Fushë-Krujë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela.

Bëhet fjalë për Brilant Martinajn, që pas vrasjes së efektivit të FNSh-së në 2020 u shpall në kërkim ndërkombëtar nën dyshimet se ishte larguar jashtë vendit.

26-vjeçari Xhulio Prela u qëllua për vdekje mëngjesin e 5 2020 dhjetorit teksa po kthehej nga Shkodra në drejtim të Tiranës ku dhe banonte.

Ndërkohë, dy viktimat e tjera në atentatin e Fushë-Krujës janë Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.


Video