"Më çoi në kasolle dhe bëri atë veprimin", detaje shokuese nga grabitja në Brataj, autori përdhunoi vajzën e mitur

17 July 2022, 13:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më çoi në kasolle dhe bëri atë veprimin",
Kryefamiljari

Detaje rrënqethëse janë mësuar nga grabitja me dhunë në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari me armë kërcënoi familjen me gjashtë anëtarë dhe përdhunoi vajzën e mitur

“Në orën 6 të mëngjesit ka qenë një person me maskë, jam nisur për në banesë, ai kishte arritur në banesë më parë se ne dhe ishte futur në dhomën e fëmijëve, më pas më ka ukir në tokë me armë kishte një çifte. Aty ishin 5 fëmijë se e madhja po flinte. U tremb djali dhe iku pas shtëpisë, ai u tha mbyllu derën fëmijëve, dhe më tha ulu tek shkalla. I tha bashkëshortes ik bëj një kafe, i tha hajde provoje se mos më ke hedhur një helm, e provoji bashkëshortja dhe e piu. Më pas erdhi brenda ai me maskë. Më tha futu brenda më ka shtrirë përmbys dhe më ka lidhur me litar. Ia dha litarin bashkëshortes lidhe zotërinë, ai kishte maskë të kuqe. Pasi më lidhi bashkëshortja tek hekuri i krevatit dhe më pas lidhi bashkëshorten dhe më tha nuk do bëni gëk mëk. Më pas shkoi tek dhoma e fëmijëve dhe çupa që është 15 vjeç iku me vrap, vajza e dytë më e vogla, ajo iku dhe shkoi të lajmëronte shtëpinë, unë e kam gjysmë orë larg nga qendra e fshatit. Ai erdhi tek dhoma dhe më tha që ka ik vajza. Unë e njoha se një ditë më parë erdhi si kasap që do blinte një viç, më bleu viçin. Ai ka marrë lekët tek çanta që shita vicin, i tha gruas zhvishu, e zhveshi në mes e poshtë dhe nuk kreu asnjë veprim. Atje mori çupën e pa dhe e çoi tek stalla e lopëve e kërcënoi me thikë dhe i tha mos bëj gëk se do të grij, unë kërkoj drejtësi”, tha babai.

“Jam e verbër e grupit të dytë. Unë nuk kam parë gjë, kemi qenë të mbyllur, mua më çoi në një kasolle bagëtish dhe pastaj bëri atë veprimin, më përdhunoi. Është hera e parë, nuk ka qenë herë tjetër në shtëpi”, tha vajza e mitur.

 

 


Video