Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka.
Personat e arrestuar janë identifikuar si:
- Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
- Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;
- Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;
- Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
- Adi Qevanaj, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
- Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
- Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
- Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
- Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
- Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
- Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
- Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit;
- Profit Tola, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:
- Altin Mahmutaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;
- Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.