VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë

16 July 2022, 22:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2
Momenti para përplasjes

Paraditen e sotme në bregdetin e Jalës për pak sa nuk u shkaktua një tragjedi. Një gomone ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë duke marrë para 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në shezlong.

Videoja e mëposhtme, e siguruar nga Vox News.al, tregon momentin e përplasjes së gomones me shezlognet në Jalë. Siç shihet dhe nga pamjet, gomonia ka marrë një kthesë të madhe në det dhe më pas është drejtuar për nga bregu i detit. 


Një prej pushuesve mori dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, ndërsa çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Video