EMRI/ Kuzhinieri shqiptar i papunë iu futet "shtëpive të barit": Më kërcënonin bosët e drogës

16 July 2022, 18:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kuzhinieri shqiptar i papunë iu futet "shtëpive të
Ferma e Kanabisit

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me punë për komunitetin në Angli pasi është kapur në një fermë kanabisi në Banbury. Bëhet fjalë për shtetasin Mateo Dedej.

Mediat angleze raportojnë se shqiptari ka deklaruar në sallën e gjyqit se i ishte futur kultivimit të kanabisit pasi humbi punën si shef kuzhine në një prej restoranteve të Londrës gjatë periudhës së pandemisë. Dedej u justifikua se ai ishte vendosur në kërkim të një pune dhe se u kërcënua nga gangsterët e drogës që të merrej me kultivimin e bimëve narkotike.

“Ata kërcënojnë njerëzit dhe i mbajnë të punojnë nën presion duke i shfrytëzuar ndërsa u japin vetëm ushqime dhe asnjë para në këmbim” ka deklaruar Dedej.

Fabrika u zbulua kur policia theu dyert e pronës në rrugën Edmunds dhe gjeti Dedejn duke u përpjekur të ikte nga pjesa e pasme e shtëpisë. Brenda, kishte gjithsej 61 bimë kanabisi që rriteshin nën një varg llambash nxehtësie në dy dhoma. Vazot dhe dheu në dhomën e ndenjes tregonin dëshmi të një korrjeje të mëparshme.

Bimët e kanabisit të sekuestruara do të kishin prodhuar rreth 3.5 kg drogë të klasës B. Droga ishte vlerësuar në 18 mijë paund nëse shitej në tregun me shumicë, por mund të kishte vlerën 45 mijë paund nëse ndahej në marrëveshje më të vogla për shitje në rrugë.

Mateo Dedej kishte emigruar që në moshën 9-vjeçare drejt Italisë dhe pasi kishte përfunduar shkollën ku ishte trajnuar për t’u bërë kuzhinier dhe më pas shef kuzhine në Angli ku hyri edhe ilegalisht.  Dedej u dënua me 15 muaj burg që iu konvertuan në 100 orë punë pa pagesë në shërbim të komunitetit.


Video