Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 23-vjeçar nga Tirana është zhdukur prej disa ditësh nga banesa e tij. Bëhet fjalë për shtetasin R.K.
Ka qenë nëna e tij e cila ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës për zhdukjen e djalit të saj. Sipas burimeve zyrtare 23-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
"Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor." thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia po vijon punën për gjetjen e tij.