Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas 30-vjeçarit Diklen Vata janë identifikuar edhe dy viktimat e tjera të atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës këtë të diel.
Ata janë Besim Hoxha dhe Brilant Martini, të cilët u shkrumbuan nga flakët brenda makinës.
Diklen Vata ndërkohë ka arritur që të dalë nga makina i gjallë, por autorët janë rikthyer duke e qëlluar sërish me armë dhe lënë të vdekur në vend jashtë automjetit të përfshirë nga flakët.
Policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar pranë fshatit Larushk, që dyshohet se i përkiste autorëve.