Identifikohet njëri prej viktimave të atentatit në Fushë-Krujë, doli gjallë nga makina por autorët u rikthyen dhe e qëlluan sërish

17 July 2022, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohet njëri prej viktimave të atentatit në
Foto nga vendi i ngjarjes ku mbetën të vrarë tre persona

Njëri prej viktimave të atentatit të trefshtë të ndodhur këtë të diel në Fushë-Krujë është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë Kuqja.

Vata është personi që ka dalë në rrugë nga automjeti i përfshirë nga flakët. Por, autorët pasi e kanë parë që pas kanë lënë të mbijetuar janë rikthyer me makinën e tyre dhe janë siguruar që të mos lënë të mbijetuar pas.

Ata kanë qëlluar një breshëri të dytë ndaj Diklen Vatës, ndërsa dy personat e tjerë që po udhëtonin me Vatën u shkrumbuan nga flakët në makinë.

Në vendngjarje dyshohet se është qëlluar mbi 50 herë, ndërsa makina me autorët e dyshuar është larguar në drejtim të fshatit Bubq.


Video