U dorëzuan në polici, Gjykata cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

25 Janar 2025, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izmir Sakica duke u dorëzuar

Përfundon seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën.

Dy të rinjtë u vetëdorezuan në polici 3 ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit. Ata dolën sot para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë pasi më herët trupa gjykuese kishte dhënë masën “Arrest me burg” në mungesë.

Troshani dhe Sakica, përfliten për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale por zyrtarisht akuzohen vetëm për dhunën ndaj Brucit.

Sipas avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj nuk ka asnjë akuzë tjetër ndaj tyre, vetëm i konfliktit  për vendin e parkimit.

Video