Meta shpreh ngushëllimet nga qelia: Janullatos, udhëheqës i veçantë shpirtëror, trashëgimia e tij do mbetet gjithmonë e gjallë

25 Janar 2025, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta dhe Anastas Janullatos

Kreu i PL Ilir Meta, nga burgu ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se, ai do të mbetet një udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe trashëgimia e tij do mbetet gjithmonë e gjallë.

Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë. Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë! Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar’, shkruan Meta.

 

Video